Izraeli, vendbanime të reja në Palestinë

30/10/2013 15:30

Izraeli do të ndërtojë vendbanime të reja në territorin e pushtuar palestinez, një vendim që pritet të dëmtojë ndjeshëm procesin e bisedimeve të paqes.

Tel Avivi shpalli vendimin e tij zyrtar, këtë të mërkurë, vetëm pak orë pasi liroi 26 të burgosur palestinezë, si pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për rifillimin e bisedimeve me Palestinën.

Megjithatë, planet për ndërtimin e 1 500 apartamenteve në Ramat Shlomo pritet të kundërshtohen me forcë nga palestinezët, të cilët mund të vendosin të tërhiqen nga negociatat e pezulluara që prej vitit 2010.

Autoriteti Palestinez lëshoi një deklaratë të shkurtër, ku ashtu siç parashikohej, e konsideroi ndërtimin e këtyre vendbanimeve si “shkatërrimtar për procesin e paqes”.

Analistët vendas e komentuan këtë lëvizje të kryeministrit Benjamin Netanyahu si një veprim politik për të qetësuar irritimin lidhur me lirimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë të dënuar për vrasje përpara vitit 1993.

Aktualisht, Tel Avivi nuk ka ende një plan për të kufizuar ndërtimet e vendbanimeve hebrehe në tokën e pushtuar palestineze, që janë objekti kryesor i divergjencave mes palëve.

Këto ndërtime konsiderohet të paligjshme në pikëpamjen e ligjit ndërkombëtar, por Izraeli sfidon prej dekadash këto argumenta ligjorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA