F1, Ross Brawn drejt largimit nga Mercedesi
30/10/2013 00:00
Shumë shpejt mund të konfirmohet largimi i Ross Brawn nga Mercedes. Sipas BBC, negociatat mes drejtorit sportiv dhe skuderisë gjermane nuk kanë pasur sukses dhe Brawn do të lërë detyrën në fund të sezonit aktual.
Inxhinieri anglez ka humbur durimin dhe nuk është aspak i bindur me planet e së ardhmes të Mercedesit.
Nga skuderia gjermane nuk kanë konfirmuar dhe as përgënjeshtruar lajmin.
Skuderia Mercedes renditet në vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve të Formulës 1 dhe në 3 garat e fundit do të luftojë me Ferrarin për këtë pozicion.
Top Channel