Bllokohet në minierën ilegale

30/10/2013 00:00

Një 21-vjeçar ka mbetur i bllokuar në minierën e Beragozhdit për orë të tëra pasi kishte shkuar për të nxjerrë qymyr.

Adrian Hamolli, sipas familjarëve, kishte shkuar në minierë në kërkim të mineralit si pasojë e pamundësisë ekonomike, por nuk ishte kthyer në shtëpi gjatë gjithë natës.

Shqetësimi i prindërve ka bërë që të sinjalizohen forca të shumta policie dhe të nisë kërkimi i tij derisa pas shumë orësh i riu ka mundur të shmangë një tragjedi dhe të dalë vetë nga galeria ku kishte mbetur pasi i ishte fikur elektriku dhe nuk mund të orientohej.

Miniera e Beragozhdit nuk shfrytëzohet prej vitesh, por banorët e zonës detyrohen shpesh që të hyjnë në galeritë e saj për të siguruar pak mineral dhe mbijetesën e tyre pavarësisht riskut që u kanosët.

Top Channel