" /> ">

Barça blen Ter Stegen, synon Gundogan

30/10/2013 18:45

Barcelona është duke bërë “shoping” në Bundesligë, me qëllim forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle sportive “AS” lajmëroi këtë të mërkurë se drejtori teknik i katalanasve, Andoni Zubizarreta ishte i pranishëm në fillim të javës në Gjermani, ku firmosi marrëveshjen me Borussia Moenchengladbah për portierin premtues Ter Stegen.

Për momentin, përveç faktit që kampionët e Spanjës në fuqi kanë siguruar kartonin e futbollistit, nuk bëhet i ditur asnjë detaj i vlerës ekonomike të operacionit dhe as shumën që i riu do të përfitojë në “Camp Nou”.

Megjithatë, misioni i Zubizarretës në Gjermani nuk ka përfunduar.

I dërguari i Barcelonës do të vendoset në kontakt me përfaqësuesit e Borussias së Dortmundit për të negociuar për mesfushorin Ilkay Gundogan, i cili shprehimisht ka pranuar mundësinë e largimit nga “Signal Iduna Park” pas Botërorit të Brazilit 2014.

23-vjeçari, një prej yjeve në rritje të kombëtares gjermane, konsiderohet nga Barcelona si zëvendësuesi ideal i Xavi Hernandez, që vitin e ardhshëm do të festojë 34-vjetorin e lindjes.

Për Gundogan, Barcelona mund të paguajë deri në 50 milionë euro.

Top Channel