Kreu i një hetimi për gjendjen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut deklaroi se anëtarë të komisionit përfunduan duke qarë, pas dëshmive të shumta për shkelje skandaloze të këtyre të drejtave në vendin e izoluar diktatorial.
Micheal Kirby, një gjykatës në pension, deklaroi se komisioni ka “prova të shumta dhe të totalisht të provueshme” për abuzimet e panumërta të autoriteteve komuniste.
Gjatë seancave dëgjimore, të arratisur koreanoveriorë dëshmuan për torturat sistematike, ekzekutimet dhe zinë e bukës që shkakton me dhjetëra mijëra viktima çdo vit.
Komisioni hetimor theksoi se qëllimi i tij ishte të nxirrte një panoramë të qartë të situatës së të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe për të qenë i paanshëm, ftesa të përsëritura iu drejtuan Penianit për të bashkëpunuar me misionin.
Ftesat e komisionit nuk morën asnjëherë përgjigje.
Ky është hetimi i parë i OKB-së fokusuar vetëm mbi të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.
Paneli intervistoi dëshmitarë të brutalitetit të autoriteteve koreanoveriore në Korenë e Jugut, Japoni e Britaninë e Madhe.
Përfundimet e hetimit do të publikohen gjatë kësaj jave në SHBA, ndërsa një raport i plotë do t’i parashtrohet komisionit të OKB-së në mars 2014.
Top Channel