Kategoria Superiore/Tirana, fitore me peshë për mbijetesën, bardheblutë mposhtin Vorën
Robin van Persie mendon se Adnan Januzaj është futbollisti i ri më i mirë që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij.
Ylli hollandez i Manchester United vlerëson 18-vjeçarin nga Kosova, i cili shpërtheu në kampionatin anglez të futbollit në fillim të këtij muaji me një dygolësh në ndeshjen e fituar 2-1 nga “Djajtë e Kuq” ndaj Sunderland. Pas kësaj, Januzaj nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me klubin e famshëm anglez.
Van Persie deklaroi për mediat britanike: “Është një lojtar i madh dhe unë jam një fans i tij. Që në fazën përgatitore pashë që kishte diçka të veçantë tek Adnani. Ka besim tek vetja dhe nuk e ndjen presionin. Më ngjan me veten time para 10 vitesh. Mund të them që është futbollisti i ri më i mirë që kam parë ndonjëherë.”
“Ka shumë talent dhe tek Manchesteri do të kujdesen shumë mirë për të”, shtoi bomberi hollandez.
Top Channel