Spektakli i NBA-së do të rikthehet mesnatën e së mërkurës, me sezonin 2013-14 të kampionatit të basketbollit amerikan që do të nisë me disa supersfida.
Kampionët në fuqi të Maimi Heat do të presin në shtëpinë e tyre në një “ndeshje luksi” Chicago Bulls, në Los Anxhelos do të zhvillohet derbi midis Lakers e Clippers dhe gjithashtu luhet një ndeshje tepër interesante mes Indiana Pacers dhe Orlando Magic.
Një sezon shumë premtues, në të cilin LeBron James dhe Miami i tij do të jenë sërish ekipet për t’u mundur.
“Kur LeBron hyn në lojë, është si një tren mallrash i dalë jashtë kontrollit me shpejtësi maksimale”, komentoi Ricky Rubio, spanjolli i Minnesotës dhe një prej talenteve më premtues të NBA-së.
Megjithatë, “Mbreti” James nuk është i vetmi që bën tifozët të ëndërrojnë. i përhershëm, Kobe Bryant pret sezonin e tij të rikthimit, pas një viti të mbrapshtë në të cilin përjetoi shumë dëmtime, ndërsa Derrick Rose, me Chicago Bullsat dhe një mesatare prej 20,7 pikësh në sezonin e fundit, premton të shndërrohet në sfidantin më të madh të hegjemonisë së LeBron.
Top Channel