Rihanna, pak plazh para koncertit

29/10/2013 00:00

Rihanna vendosi që para koncertit të saj në Izrael në kuadër të turit botëror “Diamonds” të bënte pak plazh në Detin e Vdekur.

25-vjeçarja është fotografuar e qeshur dhe shumë e lumtur në prag të performancës në Tel Aviv, ditën e dielë.

Rihanna do të zhvillojë koncert në Porto Riko dhe vendlindjen e saj Barbados para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm për vazhdimin e turit botëror.

Top Channel