Alarm shëndetësor për Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë: Fruthi shqetësim kryesor për tifozët që udhëtojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada
Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, është takuar të martën në selinë e Fifa-s në Zyrih me presidentin e Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiç.
Në këtë takim që u ndërmjetësua nga presidenti i Fifa-s Sep Blatter, krerët e futbollit të Kosovës dhe të Serbisë kanë diskutuar rreth mundësisë së përfaqësimit pa kushte të kombëtareve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Nga ana e tij, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit ka mbajtur të njëjtin qëndrim sipas të cilit Kosovës nuk mund t’i lejohet një gjë e tillë nëse ajo nuk do të anëtarësohet më parë në OKB.
Mësohet se mes dy presidentëve do të mbahet një tjetër takim në fund të nëntorit ku do të merren disa vendime më konkrete. Takimi mes Vokrrit dhe Karaxhiçit pritet të bëhet disa ditë para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që do të zhvillohet më 5 dhjetor.
Top Channel