
Xhirimet në Hong Kong të filmit “Transformers: Age of Extinction”,
episodi i katërt i sagës së robotëve, ka rezultuar më i vështirë nga sa
mendohej për regjisorin Michael Bay.
Në dy javët e fundit, grupi i xhirimit të filmit është kërcënuar dy herë me gjobëvënie nga bandat e Triadave, siç njihen në gjuhën lokale grupet mafioze kineze.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, vetë regjisori Bay është sulmuar gjatë punimeve dhe për këtë arsye stafi i produksionit ka rritur masat e sigurisë.
Protagonistët kryesorë në këtë film janë Mark Wahlberg, Nicole Peltz, Kelsey Grammer dhe Stanley Tucci. Sipas aktores Peltz, që në film interpreton vajzën e Wahlberg, që prej kërcënimeve të fundit xhirimet u ndërprenë deri më 27 tetor.
Gjithësesi, për të pasur një ide mbi atë që po bëjnë Bay dhe ekipi i tij në Hong Kong mund të shihni fotot e mëposhtme:
Top Channel