Keanu Reevs rikthehet në ekranin e madh

29/10/2013 00:00

Pas një mungese relativisht të gjatë dhe me filma pak të vlerësuar,
aktori Keanu Reevs rikthehet në ekranin e madh me filmin “47 Ronin”.

Aktori, i njohur më tepër për rolet në filmat “Point Break”, “Johny Mnemonic”, “Speed” dhe sagën “Matrix”, këtë herë interpreton një samuraj pa të zot, “ronin”, që bashkë me 46 luftëtarë të tjerë marrin hak për vdekjen e padronit të tyre.

Filmi, bazuar në një histori të shekullit të 18 në Japoni, vjen në formën e një aksioni në variant fantasy dhe do të shfaqet së shpejti në kinematë amerikane e më pas në Evropë.

Top Channel