Fernandinho: Brazili, favorit në Botëror

29/10/2013 00:00

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho deklaron se Brazili është favorit për të ngritur Kupën e Botës dhe ai shpreh dëshirën për të qenë protagonist në këtë shfaqje madhështore.

Lëvizja e tij këtë verë në Premier League nga ekipi ukrainas Shakhtar Donetsk konsiderohet si një nxitje për të nxitur shanset e lojtarit për të forcuar rolin e tij në kombëtare.

28-vjeçari ka bindjen se avantazhi i të luajturit në shtëpi e vë vendin e tij në një pozitë të fortë për të fituar turneun.

“Unë besoj se Brazili është favoriti kryesor. Ne do të luajmë në shtëpi, me mbështetjen e turmës. Është diçka që ne brazilianët nuk e shohim prej një kohe të gjatë”, thotë mesfushori.

“Brazili ka bërë një lojë të mirë gjatë Kupës së Konfederatave. Natyrisht që ka skuadra të tjera në formë të mirë, por unë besoj se Brazili është një konkurrent i fortë për titull”, vijon ai.

Kur me Kupën e Botës na ndan më pak se një vit, Fernandinho është i prirur t’i japë trajnerit të kombëtares Luiz Felipe Scolari arsye që të mendojë se ai është një lojtar i përshtatshëm.

Brazilianit i është kërkuar të luajë një rol më të thellë që kur ka lëvizur tek City, por ai ka thënë se është i gatshëm të luajë kudo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB