Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, beson se çmimi i trajnerit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA, duhet t’i akordohet njeriut që udhëhoqi Bajernin drejt një triplete historike në sezonin e shkuar, Jupp Heynckesit.
“E meriton plotësisht për atë që ka bërë brenda dhe jashtë fushe. Nuk mendoj se ka njeri tjetër që ta meritojë më shumë se ai”, deklaroi Benitez, njëri prej dhjetë kandidatëve për këtë çmim.
“Ndihem shumë i vlerësuar që jam përzgjedhur nga FIFA në listën e fituesve potencialë, por mendoj se ky çmim duhet t’i dorëzohet atij që është shembulli më i mirë, për publikun që e ndjek, për fëmijët dhe këtë e meriton Heynckess”, shtoi trajneri spanjoll.
Përsa i përket javëve të para të Serisë A, Benitezi komentoi: “Në fillim të sezonit dukej se Juventusi do të ishte kampion dhe se Napoli e të tjerët mund të synonin vetëm vendet e Champions. Por, tetë javë pas, Roma, Interi dhe Fiorentina duken gjithashtu në gjendje të luftojnë për titullin”.
Top Channel