Milani ankohet për arbitrin
28/10/2013 00:00
Milani është i tërbuar me arbitrin Valeri, i cili drejtoi ndeshjen ndaj Parmës, të humbur nga kuqezinjtë me rezultatin 3-2.
Klubi kuqezi ka protestuar për golin e tretë të vendasve nëpërmjet faqes zyrtare, ku ka postuar dy foto që tregojnë gabimin e gjyqtarit. Sipas Milanit, faulli mbi Sansonen që solli golin e tretë u shkaktua nga Zapata pranë mesfushës, por Parolo e afroi topin rreth 8 metra për ta goditur.


Kjo nuk është hera e parë që arbitri Valeri gabon kundër Milanit. Në derbin ndaj Interit të sezonit të shkuar, po i njëjti arbitër anuloi një gol të rregullt të Montolivos dhe nuk akordoi një 11-metërsh ndaj Robinhos në ndeshjen e humbur 1-0 nga skuadra e Allegrit.
Top Channel