Kategoria Superiore/Tirana, fitore me peshë për mbijetesën, bardheblutë mposhtin Vorën
Rendimenti i ulët i Leo Messit në ndeshjen ndaj Realit ka ngritur shumë pikëpyetje në Barcelonë, por trajneri Gerardo Martino thotë se gjithçka është në rregull me yllin e skuadrës katalanase.
“Messi nuk ka asnjë shqetësim dhe mua nuk më shqetëson fakti që nuk shënoi gol. Rëndësi ka që ai jep shumë për lojën tonë. Messi nuk ka asnjë problem fizik dhe ndaj Realit luajti për 90 minuta”, deklaroi Martino.
Në lidhje me protestat e lojtarëve madrilenë për gjykimin e Klasikes nga Undiano Mallenco, Martino tha: “Mbase arbitri ka gabuar, por u luajtën 90 minuta dhe duhet të përqendrohemi tek loja dhe jo tek episodet. Në pjesën e parë dominuam ne, në 25 minutat e para të pjesës së dytë dominoi Reali. Në fund ishte një ndeshje e barabartë. Nëse mendojnë se arbitri gaboi, kanë bërë shumë mirë që e kanë vënë në dukje.”
Top Channel