Lady Gaga, krejtësisht nudo para publikut

28/10/2013 00:00

Jemi mësuar të na habisë me veshje të çuditshme dhe Lady Gaga kishte zgjedhur një kostum fantazme për një performancë të shkurtër në një festë me maska ditën e premte, por çudia ndodhi kur këngëtarja e hoqi kostumin dhe vazhdoi këngën krejtësisht nudo para të pranishmëve.

Kohët e fundit 27-vjeçarja ka thënë për ‘The Indipendent’ se çdo këngë dhe veshje e saj e kanë një kuptim.

Mbetet për t’u kuptuar se kush është kuptimi i të kënduarit pa veshje fare.

Lady Gaga aktualisht po përgatitet për lançimin e albumit të saj të tretë ARTPOP, i cili do të dalë në treg më 11 nëntor.

Top Channel