Inter, Mazzarri: Të ruajmë përqendrimin

28/10/2013 00:00

Fitorja me Veronën i ka rikthyer qetësinë Interit dhe trajnerit Walter Mazzarri. Të martën, zikaltërit do të luajnë në transfertë ndaj Atalantës dhe tekniku kërkon që ekipi i tij të ruajë përqendrimin.

“Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të shmangim gabimet që bëmë ndaj Veronës kur ishim 2-0”, theksoi Mazzarri.

Ndeshja e radhës – Duhet të jemi të përqendruar deri në fund. Ashtu siç e pamë ndaj Veronës, nëse bëjmë kujdes luajmë bukur, por nëse humbim përqendrimin, rrezikojmë shumë.

Formacioni – Samuel do të luajë sepse është në 100% të formës. Për repartet e tjera do të mendohem sërish, por besoj se do të luajë shumica e futbollistëve që zbritën në fushë ndaj Veronës. Varet nga forma fizike.

Dy transferta radhazi – Do të tregojnë personalitetin e skuadrës pasi në Itali faktori fushë ndikon shumë. Kundër Atalantës dhe Udinezes do të përballemi me prova të mëdha që do të tregojnë se deri ku mund të shkojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB