Pas fitores në Indi dhe titullit të katërt kampion në Formula 1, Sebastian Vettel tha se bëhet fjalë për ditën më të bukur të jetës së tij.
“Nuk di çfarë të them, ishte një sezon i pabesueshëm dhe shpirti i skuadrës ishte thelbësor në sukses. Makina ka qenë fantastike gjatë gjithë garave”, theksoi gjermani i Red Bullit.
Mbi festën e tij të veçantë menjëherë pas përfundimit të garës, Vettel tha: “Nuk e kisha menduar. Kur inxhinieri më tha në radio për procedurën e zakonshme, thashë me vete që këtë herë duhej diçka ndryshe pasi tifozët e meritonin. Ka pasur momente të vështira për mua pasi më kanë vërshëllyer pa bërë asgjë të keqe dhe jam krenar për suksesin e arritur.”
Më tej, 4 herë kampioni i Formulës 1 shtoi: “Është dita më e bukur e jetës. Më kujtohet kur e shikoja Formulën 1 si diçka shumë të largët dhe për këtë arsye falenderoj shumë njerëz që më kanë këshilluar dhe mësuar.”
Top Channel