F1, Alonso: Vitin tjetër do të luftojmë për titull

28/10/2013 00:00

Fernando Alonso përfundoi në vendin e 11 garën e Indisë duke shuar edhe matematikisht shpresat për titullin kampion në Formulën 1, që edhe për këtë vit shkoi tek Sebastian Vettel dhe Red Bull.

Spanjolli i Ferrarit e shpjegoi kështu këtë garë ku nuk mori asnjë pikë: “U preka me Webber në kthesën e parë. U detyrova të hyja në bokse dhe dola i fundit me një ndalesë më tepër se të tjerët. Vuajtëm shumë sot, por të përqendrohemi tek gara e radhës.”

Alonso bëri të qartë se do të luftojë për të marrë vendin e dytë në kampionatin e pilotëve dhe konstruktorëve: “Për mua nuk ndryshon asgjë, do të vazhdoj të luftoj për të dy kampionatet. Sot humbëm disa pikë me aksidentin dhe me mungesën e ritmit, por shpresojmë që në Abu Dabi gjërat të shkojnë më mirë.”

Në lidhje me sezonin e ardhshëm, dy herë kampioni i Formulës 1 deklaroi: “Do të nisemi të gjithë nga zero dhe do të përpiqemi t’ia vështirësojmë punën Red Bullit, skuderi e cila ka punuar më mirë se ne në 4 vitet e fundit. I përgëzojmë për punën e shkëlqyer. Ne duhet të mendojmë për sezonin që na pret dhe duhet të jemi në gjendje për të luftuar për të dy kampionatet. Më pas, fitojmë apo jo do të varet nga shumë faktorë, por e rëndësishme është të luftojmë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB