Dramat njerëzore në kinematografi

28/10/2013 00:00

Janë që të gjitha histori të vërteta, drama njerëzore, por që në fund drejtesia vihet në vend.

I kanë përdorur për subjekte romanesh që shpejt janë kthyer në bestseller, e më pas jane ekranizuar, duke u shndërruar gjithashtu në filma të paharrueshëm.

Histori që flasin për homofobinë, për njerëz me ngjyrë që persekutohen, për banorë që shfrytëzohen për qëllime perfitimi.

Por, në çdo rast, është dikush që kërkon të drejtën me çdo kusht, pa marrë parasysh rreziqet.

Philadelfia” është një ndër filmat dramë më të famshëm të Hollivudit.

Realizimi i shkëlqyer i vitit 1993, gjithashtu i bazuar në një histori të vërtetë flet për homofobine dhe diskrimimin e njerëzve që vuajne nga HIV/AIDS.

Tom Hanks luan rolin e Andrew Beckett, një avokat i suksesshem i nje firme te madhe ligjore ne Filadelfia me prirje homoseksuale.

Gjerat per te ecnin per mrekulli, derisa eproret vendosen ta pushojne nga puna pasi mesuan te verteten rreth tij.

Ai vendos t’i padise dhe gjate betejes gjyqesore, avokati i tij mbrojtes, rol i luajtur nga Denzel Washington siguroi nje sere provash ne favor te klientit te tij.

Beckett semuret rende gjate procesit, nderkohe qe juria vendos ne favor te tij, duke e demshperblyer me 5 milione dollare.

Erin Brokovich

Erin Brokovich eshte nena e tre femijeve e cila punohesohet rastesisht ne nje firme avokatie.

Ne nje dite rutine te punes se saj, ajo sheh dosjen e nje klienteje te zyres e cila banonte ne nje zone te ndotur ne Hinkley te Kalifornise.

Duke hulumtuar, Erin, rol i luajtur nga Julia Roberts, zbulon se gruaja vuante nga kanceri si pasoje e ujit qe ndotej nga kompania private qe operonte ne ate zone.

Erin Brokovich gjen 634 raste banoresh qe vuanin nga tumoret dhe i bind ata te padisin kompanine.

Pas nje sere veshtiresish dhe kercenimesh ndaj Erin, gjykata vendos ne favor te banoreve dhe i demshperblen ata me 333 milione dollare.

Conviction (dënimi)

Filmi bazohet ne nje histori te vertete te Betty Anne Water, rolin e se ciles e luan Hilary Swank.

Betty Anne eshte nje nene e vetme, e cila kalon pjesen me te madhe te jetes se saj per te nxjerre nga burgu vellane Kenny, i cili akuzohet per vrasjen e nje femre ne Massachusetts.

Bindja e verber per pafajesine e te vellait dhe beteja e ashper ligjore me te gjitha shkallet e gjyqesorit e çon personazhin e flmit te studioje per drejtesi, si e vetmja menyre per ta mbrojtur siç duhet Kennyn dhe per t’i dhene atij pafajesine.

Prova e ADN-se eshte shpetimi i vellait te saj, i cili rifiton lirine pas 18 vitesh ne qeli.

Untouchables (Te paprekshmit)

Filmi i bazuar ne romanin me te njejtin titull flet per kohen kur Al Capone, luajtur nga Robert de Niro, kontrollonte kontrabanden e alkoolit ne Chicago.

Byroja e antitrafikut, e kryesuar nga Eliot Ness, luajtur nga Kevin Costner tenton te ndaloje Kaponen, i cili kishte korruptuar nje sere oficeresh policore.

Krahu i djathte i prokurorit eshte irlandezi Jim Malone, luajtur nga Sean Connery, i cili eshte nder te vetmit police besnike te Kontese.

Pas nje procesi qe zgjat me vitesh dhe pas nje numer te madh te vraresh dhe te korruptuarish, gjykata e Chicagos e shpall te fajshem Al Caponen, i cili u tradhtua ne sallen e gjyqit nga njeri prej njerezve te tij.

A few good men (pak njerez te mire)

Dy marinse amerikane akuzohen per vrasjen e nje tjeter ushtari te Marines ne gjirin e Guantanamos.

I riu Santiago nuk kishte zbatuar urdhrat e eproreve dhe dy te akuzuarit kishin marre “kodin e kuq”, nje shkelje e kodit te marines.

Çeshtja i jepet nje avokati te ri dhe pa eksperience te marines, Daniel Kaffe, luajtur nga Tom Cruise.

Gjate procesit dalin anomali te funksionimit te struktures dhe bien dyshime mbi kreret me te larte te saj.

Nje beteje e ashper gjyqesore, ku palet sulmojne ashper njera-tjetren.

Gjyqi perfundon me denimin e dy marinsave, te cilet shpallen fajtore per vrasjen e ushtarit Santiago.

A time to kill (Një kohë për të vrarë)

Filmi bazohet ne romanin me te njejtin titull te John Grishamit. Dy te rinj perdhunojne dhe torturojne nje vajze te vogel me ngjyre ne Misissipi.

Ne kohen kur ata do te dilnin para gjykates, babai i vajzes, Samuel L. Jackson qellon mbi dy djemte, duke iu shkaktuar vdekjen.

Ai merret ne mbrojtje nga nje avokat i ri dhe i bardhe, i cili perballet me kercenime te egra nga Ku Klus Klan dhe banoret raciste te zones.

Ne nje proces maratone dhe te veshtire, eshte pikerisht mbrojtja nga racizmi e cila shpeton klientin.

Filmi mbahet mend per skenen permbyllese te avokatit, i cili u kerkon anetareve te jurise  te mbyllin syte dhe te imagjinojne skenen e perdhunimit te vajzes se vogel me ngjyre.

Kur pershkrimi rrenqethes arrin kulmin, avokati mbrojtjes u kerkon te supozojne sikur ajo eshte e bardhe.

Kauza kunder racizimit triumfon nje proces gjyqesor te veshtire.   

Top Channel