
U nda para disa muajsh nga i fejuari (aktori Liam Hemsworth) dhe kishte zëra se po e përjetonte shumë keq këtë ndarje, por duket se tashmë Miley Cyrus është më e lumtur se kurrë si beqare.
Në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, 20-vjeçarja foli hapur për ndarjen e muajit gusht: “Duhet ta trajtoj karrierën time si një lidhje dhe aktualisht muzika ka nevojë për kohën dhe përqendrimin tim të plotë. Kjo është periudha më e bukur e jetës për mua dhe nuk do e kthej kokën pas.”
Në lidhje me kritikat që ka marrë për performancat e saj dhe videoklipet e kohëve të fundit, Cyrus deklaroi: “Njerëzit po flasin gjatë gjithë kohës për mua dhe më pëlqen kjo gjë. Nëse unë nuk do të bëja ato që kam bërë, atëherë me çfarë do të merreshin?”
Top Channel