Cristiano: Ishte një penallti e pastër!

28/10/2013 00:00

Cristiano Ronaldo doli nga Camp Nou shumë i indinjuar me gjykimin e ndeshjes ndaj Barcelonës nga arbitri Undiano Mallenco. Ylli i Realit nuk e besonte dot që gjyqtari nuk akordoi 11-metërsh kur Mascherano e shtyu brenda zonës në kohën kur po përgatitej për të goditur portën.

Portugezi ishte shumë i inatosur dhe kujtdo që i dilte përpara i përsëriste të njëjtën frazë: “Ishte penallti e pastër!”

Fillimisht ia tha vetë arbitrit disa herë, derisa Undiano Mallenco e ndëshkoi me karton të verdhë për protesta. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes këtë gjë ia tha edhe Carles Puyolit, kapitenit të Barcelonës që e ndoqi takimin nga stoli.

Për mediat Cristiano Ronaldo nuk lëshoi asnjë deklaratë pasi ishte shumë i nervozuar dhe në vend të tij foli trajneri Ancelotti: “Të gjithë e panë që ishte 11-metërsh. Të gjithë përveç arbitrit.”

Reali humbi 2-1 ndaj Barcelonës mbrëmjen e së shtunës dhe tashmë gjendet 6 pikë larg katalanasve në renditjen e kampionatit spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB