11 tifozët misteriozë

28/10/2013 00:00

11 tifozë misteriozë të veshur cuditshëm u fotografuan në shkallët e stadiumeve të Bajernit, Celsit dhe Juventusit në takimet e kësaj fundjave.

Me paraqitjen e tyre ata tërhoqën vëmendjen e spektatorëve të shumtë në shkallët e stadiumit, por edhe të kamerave të lojës që i fokusoi shpesh. Të veshur me rroba të zeza dhe me simbole misterioze mbi to, 11-të tifozët në Torino, Bavari dhe Londër fituan vëmendjen e kërkuar në media dhe internet.

Në shumë faqe, pas publikimit të fotove nisën hamendësimet, disa thanë se bëhej fjalë për vëzhgues që kërkojnë të mbledhin 11 futbollistët më të mirë për të ndërtuar një skuadër, të tjerë shkuan akoma më larg duke përmendur në argumentimet e tyre edhe fjalën “alienë”.

Pikërisht për alienë flet edhe Franz Beckenbauer, President Nderi i Bajernit të Mynihut. Në një video të postuar në Youtube ai thotë se është vizituar nga jashtëtokësorët që i kërkojnë të zhvillojnë një ndeshje futbolli nga rezultati i së cilës do të varet fati i tokës, nëse fitojnë alienët, toka do shkatërrohet, nëse fitojmë ne, shpëtojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB