Shqiptarët e Sanxhakut në Serbi

27/10/2013 09:15

Banorët e Sanxhakut në Serbi, edhe pse kanë kaluar përgjatë historisë në pushtime të shumta, dhunë , presione e kërcënime të ndryshme kanë mundur edhe sot të mbajnë një pjesë të identitetit të tyre…

Për ta flitet pak ose aspak e megjithatë, shqiptaret e kesaj zone janë ende aty edhe pse të deklaruar më së shumti nëndetyrim boshnjakë.

Edhe pse në presion të vazhdueshëm të gjendur në një situate izolimi të plotë, banorët e këtushëm kanë mundur ta ruajnë gjuhen shqipe, sigurisht duke e kaluar brez pas brezi sepse për shkolle shqipe këtu nuk bëhet fjalë.

 « Zorr është me e ruajtur gjuhën sepse nuk e kemi shkollën. Nuk na lejn neve. Kush martohet me boshnjake e nuk din gruaja gjuhën, fëmija nuk mund me e dit », të thotë me një gegërishte të pastër Latif Huka, një prej banorëve të kësaj zone.

Të jesh shqiptar këtu nuk është e thjeshtë. Pëerkundrazi, këtu shqiptarët janë komuniteti që gëzon më pak të drejta me pak mundësi. Për më tepër këto të drejta nuk mund t’i kërkojnë ose më mirë nuk kane ku t’i kërkojnë…

Të moshuarit vazhdojne të ruajne shqipen, ndërsa për të rinjte gjërat janë më të vështira.

“Jam gëzu që keni ardhur ju. Ne në Serbi keq po gjallojmë. As kemi rrugë, as kemi me shku te jeku, më ngushte sa jemi s’mund me qenë. Rrugën se kemi hiç, shkollën e kemi vetëm serbisht », ankohet Abaz Huka, një tjetër shqiptar i Sanxhakut.

Jo larg ketyre fshatrave shtrihet edhe Stari Ras, vendi ku serbët pretendojnë se janë hedhur themelet e shtetit të parë të tyre.

Por, ndryshe flasin faktet pasi sipas studiuesve, rënojat e mbetura i përkasin një qyteti ilir që ngrihej këtu shekuj më parë se sllavet të dyndeshin në Ballkan….

Për të gjitha këto e të tjera, “Exclusive” në 20.05 do të sjellë reportazhin me titull “Shqiponjat Kufitare”, nga Sanxhaku i Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA