Formula 1, Vettel kampion i botës

27/10/2013 12:20

Sebastian Vettel konfirmohet si një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formulës 1, ndërsa fitoi këtë të dielë titullin e tij të katërt radhazi, pas një sezoni të shkëlqyer në timonin e Red Bullit.

Ndonëse i duhej vendi i pestë në Çmimin e Madh të Indisë për të fituar titullin tre gara nga fundi, kampioni që lë pas emra të mëdhenj si Senna, Lauda, Piquet apo Stewart për numër titujsh të fituar dominoi përsëri, duke prerë i pari finishin e garës.

“Duket sikur fituam lehtësisht në shumë prej garave të këtij sezoni, por ju garantoj se u desh shumë punë për të mbërritur deri këtu. Është e mrekullueshme ajo  që ndiej tani. Kur kalova finishin më pushtoi një ndienjë e pakrahasueshme gëzimi. Të krahasohesh me legjenda si Prost apo Senna është thjesht e pabesueshme. Falenderoj të gjithë skuadrën”, ishin fjalët e para të Vettel, pas përfundimit të garës.

Tashmë në kuotë të barabartë titujsh me Alain Prost dhe inferior vetëm ndaj Schumaker (7) e Fangios (5), vetëm 26 vjeç, Vettel duket se i ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në pilotin më të suksesshëm të historisë së këtij sporti.

Përsa i përket garës, ndërsa Red Bulli festoi suksesin e veçantë, Ferrari u zhyt edhe më shumë në zhgënjimin e këtij sezoni larg pritshmërive, me Alonson që vuajti probleme të shumta në njëvendëshen e tij dhe nuk mundi të përfundonte në zonën e pikëve.

Rosberg dhe Grosjean mbyllën garën në podium, por mbi të gjitha fituan pikë të rëndësishme në luftën e ndezur për vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve.

Renditja e Çmimit të Madh të Indisë (pilotët që përfunduan në zonën e pikëve)
1.  Vettel         Red Bull-Renault           1h31m12’187”
2.  Rosberg      Mercedes                     +29s8”
3.  Grosjean     Lotus-Renault              +39s8”
4.  Massa         Ferrari                         +41s6”
5.  Perez          McLaren-Mercedes        +43s8”
6.  Hamilton     Mercedes                     +52s4”
7.  Raikkonen   Lotus-Renault              +1m07s9”
8.  Di Resta      Force India-Mercedes    +1m12s8”
9.  Sutil           Force India-Mercedes     +1m14s7”
10.  Ricciardo    Toro Rosso-Ferrari        +1m16s2”

Renditja e pilotëve
322 – Vettel
207 – Alonso
183 – Raikkonen
159 – Hamilton
148 – Webber
144 – Rosberg
102 – Massa
102 – Grosjean
60 – Button
49 – Hulkenberg
40 – Di Resta
33 – Perez
28 – Sutil
19 – Ricciardo
13 – Vergne
6 – Gutierrez
1 – Maldonado

Renditja e konstruktorëve
470 – Red Bull
313 – Mercedes
309 – Ferrari
285 – Lotus-Renault
93 – McLaren-Mercedes
68 – Force India-Mercedes
55 – Sauber-Ferrari
32 – Toro Rosso-Ferrari
1 – Williams-Renault 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA