Shalke-Dortmund, supersfida e Bundesligës
26/10/2013 00:00
Pas fitoreve në Ligën e Kampioneve, Bajerni i Mynihut, Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund rikthehen në Bundesligë për luftën e tyre për kreun.
Kryendeshja e kësaj jave pritet të jetë ajo mes Shalkes dhe Dortmundit. Verdhezinjtë që vijnë nga fitorja e lodhshme, por me shumë vlera ndaj Arsenalit në Londër, do të kërkojnë fitoren për të mos humbur hapin me kryesuesit, ndërsa vendasit do të kërkojnë të harrojnë humbjen turpëruese ndaj Celsit në mesjavë, por edhe të ngjisin shkallë në klasifikim.
Ndërkohë, Bajerni dhe Leverkuseni këtë javë përballen me kundërshtarë relativisht të lehtë. Bavarezët presin në shtëpi Hertën e Berlinit, ndërsa Leverkusen luan në fushën e tij ndaj Augsburgut.
Top Channel