Kategoria Superiore/Tirana, fitore me peshë për mbijetesën, bardheblutë mposhtin Vorën
Për të pestin vit radhazi Shqipëria mirëpret Lojrat Olimpike Speciale, një eveniment i cili ka si synim mbështetjen ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes integrimit të tyre të plotë në aktivitetet social-sportive.
Presidenti Nishani ka pritur sportistët në selinë e Presidencës, aty ku është bërë dhe ndezja e Flakës Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre Lojrave.
Këtë vit në Lojrat Olimpike Speciale do të marrin pjesë 330 pjesëmarrës të ardhur nga nëntë rrethe të vendit. Ata do të përfaqësojnë 14 skuadrat olimpike që do të garojnë në 5 disiplina sportive: futboll, basketboll, ping-pong, atletikë dhe bouling.
Ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion do të angazhohen 105 të rinj vullnetarë nga e gjithë Shqipëria. Ky aktivitet organizohet nga Olimpiku Special i Shqipërisë dhe mbështetet nga Fondacioni Vodafone Albania.
Top Channel