El Clasico, Martino mund Ancelotin

26/10/2013 00:00

Anceloti del i humbur nga El Clasico i parë. Real Madrid u mund 2-1 në “Kamp Nou” nga Barcelona, e cila mban kreun në La Liga.

Protagonist i ndeshjes këtë herë nuk ishte Messi, por Neymar i cili shënoi një gol dhe dha pasimin e golit të dytë. Sulmuesi brazilian zhbollokoi rezultatin në minutën e ‘19, ndërkohë që Reali ishte shumë larg lojës që kërkohej nga tifozët.

Ndoshta nga zgjedhjet e bëra nga tekniku italian, madrilenët u panë të përgjumur në pjesën e parë, ndërkohë që zhgënjimi më i madh ishte Bale, lojtari 100 milionë euro.

Goli i dytë katalanas u shënua në pjesën e dytë nga këmbët e Sanchez, ndërsa goli i vetëm i Realit u shënua në fund nga 20-vjeçari Jese Rodriguez.

Top Channel