
Zërat kundër caktimit të Ben Affleck si aktori që do të interpretojë Batman dhe Bruce Ëayne në serinë e radhës të filmit, nuk kanë shqetësuar aktorin që ka nisur punën për përgatitjen e fizikut të tij për rolin e radhës.
Miq të aktorit thanë për mediat gossip në Shtetet e Bashkuara se ai po stërvitet fort dy herë në ditë për të shtuar masën muskulare për të qenë në lartësinë e rolit ku është përzgjedhur. E në fakt ndryshimi duket qartë.
Mjafton të krahasosh fotot e shkrepura së fundmi me ato të disa muajve më parë për ta vënë re atë. 9 muaj më parë, Affleck në një nga imazhet e rralla të kapura i zhveshur (jashtë skenave të kinemasë) shfaqej pa muskuj dhe mbi peshë, ndërsa sot është krejt ndryshe.
Përzgjedhja e Ben Affleck nga regjisori Zack Snyder për rolin e Batman u kritikua nga një pjesë e fansave të filmit që e cilësojnë atë si të papërshtatshëm.
Top Channel