Xhirimet e filmit mbi Lance Arsmtrong

25/10/2013 00:00

Kanë kaluar dy vite që kur Lance Armstrong është tërhequr nga çiklizmi dhe pas skandalit të dopingut ku e pa veten të përfshirë, gjithçka u shkatërrua për të.

Armstrongut iu hoqën të gjitha medaljet e fituara në karrierë dhe tashmë historia e tij do të tregohet në një film biografik që ka nisur xhirimet. Në rolin e protagonistit do të jetë aktori Ben Foster, i cili ka përshkuar me biçikletë rrugët nëpër të cilat kalon Turi i Francës, eventi më i madh çiklistik në Botë.

32-vjeçari është parë në terrenin malor të Hautes-Alpes me fanellën e verdhë të kryesuesit të garës.

Filmi do të ketë regjinë e Stephen Frear dhe është bazuar në librin e gazetarit David Walsh, i cili ka ndjekur me kujdes karrierën e Armstrong dhe është përpjekur me të gjitha mënyrat që të ekspozojë skandalin e dopingut në çiklizmin elitar.

Top Channel