Vlorë, sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike

25/10/2013 00:00

Policia e Vlorës ka kapur 30 kilogramë lëndë narkotike dhe dy motora uji me te cilat droga transportohej.

Nga Shërbimet Operacionale të Strukturave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë  mbi bazën e informacioneve të marra për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike janë organizuar patrullime detare në ujërat e gjirit Vlorës.

Gjatë patrullimit nga mjetet e Delta Force në zonën e Radhimës janë konstatuar dy mjete lundrues të cilat janë ndjekur nga shërbimet e policisë. Motoret u braktisen ne zonen e “Radhimës” dhe tjetri në afërsit të “plazhit të ri”, një prej të cilëve  ishte i ngarkuar me rreth 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa e cila dyshohet se do të trafikohej nëpërmjet detit në Itali.

Top Channel