Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, në skanerin e SPAK dhjetëra institucione dhe projekte, disa rezultojnë “minierë” për abuzuesit
Ka hapur dyert në Vlorë “Ekspo Vlora 2013”, panairi i parë i ndërtimit ku të pranishëm përvec bizneseve kanë qenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Në panair morën pjesë biznese nga qyteti i Vlorës, Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës të cilat prezantuan shërbimet dhe prodhimet e tyre.
Në fjalën e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani shprehu rëndësinë e këtij panairi për qytetin e Vlorës. Ai përmendi edhe risqet që i solli kriza ekonomike bizneseve dhe sektorit të ndërtimit.
E pranishme ishte edhe deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj, e cila vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla të cilat krijojnë mundësi reale për bizneset.
Ky panair është shumë i rëndësishëm për qyetin e Vlorës përsa i përket ecurisë së sektorit të ndërtimit.
Top Channel