Tre Mbretërit (në pritje) dhe Mbretëresha

25/10/2013 00:00

Kjo foto është më shumë se sa një fotografi e zakonshme. Për herë të parë që nga koha e Mbretërshës Viktoria, në të njëjtën fotografi janë 3 mbretër (në pritje) dhe mbretëresha.

Pas pagëzimit, Princi George me babain e tij, Princin Uilliam, ky i fundit me babain e tij, Princin Carls pozuan në një foto së bashku me Mbretëreshën.

Kureshtja më e madhe ishte për princin George, i ardhur në jetë para disa javësh, por në vëmendjen e historianëve është mbretëresha Elisabeth, e cila bëhet monarkja e dytë që sheh me sytë e saj tre pasardhës. Një gjë të tillë më parë e kishte arritur vetëm Mbretëresha Viktoria në vitin 1894.

Mbreteresha Elisabeta dhe Princat Carls, Uilliam dhe i vogli George

Mbreteresha Viktoria, Princat Eduard VII, George V dhe i vogli Eduardi VIII

Top Channel