Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, në skanerin e SPAK dhjetëra institucione dhe projekte, disa rezultojnë “minierë” për abuzuesit
Ettore Sequi kreu misionit të BE-së në Tiranë në emër të stafit të këtij
delegacioni i ka nisur një mesazh ngushëllimi 5 familjeve shkodrane të
cilët humbët djemtë e tyre në aksidentit tragjit të së mërkurës.
“Gjatë kohës time si diplomat në Shqipëri, – shkruan Sequi, – i kam përjetuar fort momentet më të vështira që Shqipëria dhe njerëzit e saj kanë kaluar. Por ky moment sot është ndër më të rëndët për mua. Lajmi vdekjes tragjike të pesë djemve të rinj më ka tronditur dhe dëshpëruar”.
Në vijim të mesazhit ngushëllues ambasadori Sequi shprehet se “Shkodra ka qenë gjithnjë e veçantë në zemrën time dhe kur mendoj dhimbjen që po kaloni këto ditë s’bëj dot gjë tjetër veçse marr pjesë në hidhërimin tuaj”. “Mendimet dhe lutjet tona janë me prindërit e fëmijëve dhe me të gjithë ju”, thotë Seqiu në fund të ngushëllimit.
Top Channel