Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, në skanerin e SPAK dhjetëra institucione dhe projekte, disa rezultojnë “minierë” për abuzuesit Qindra ndërtime të vendosura në periudha të ndryshme në hapësirën
publike dhe privatë të komunës së Ksamilit kanë shkaktuar prej vitesh
kaos urban që nuk mund të zgjidhet sipas autoriteteve atje pa një plan
të mirëfilltë rregullues.
Planifikimi i prishjeve nëse do të ketë të tilla rrezikon të krijojë situata problematike, si ajo e 2010 ku qindra rrënoja ende nuk janë zëvendësuar me asgjë dhe do të marrin vite për t’u zhvendosur.
Të paktën 40 ndërtime pa leje janë ngritur në të gjithë hapësirën e komunës së Ksamilit gjatë muajve të fundit. Komuna bën të ditur se që pas shembjes së 2010 -s nuk është dhënë asnjë leje ndërtimore dhe se harmonizimi i ndërtimeve në Ksamil kërkon një plan të mirëfilltë afatgjatë urban.
Në Ksamil ka qindra objekte të tjera që vështirësojnë menaxhimin urban por qe u legalizuan sipas një kriteri qesharak, faktit se ishin ndërtuar pa leje para shtatorit të vitit 2007.
Top Channel