Ndahet çifti Bloom-Kerr
25/10/2013 00:00
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr janë ndarë pas 3 vitesh martesë dhe 6 vite lidhjeje. Lajmin e ka konfirmuar për ‘E! News’ një përfaqësues i aktorit britanik.
Siç është e zakonshme në këto raste, çifti është ndarë “në mënyrë miqësore”.
“Pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë ta duan, mbështesin dhe respektojnë njëri-tjetrin”, lexohet në komunikatën e përfaqësuesit të Bloom.
Top Channel