Kerr, e lumtur 24 orë përpara ndarjes

25/10/2013 18:25

Vetëm 24 orë përpara se të konfirmohej ndarja nga Orlando Bloom, Miranda Kerr u fotografua duke shijuar një mbrëmje të këndshme si beqare.

Në një ceremoni në të cilën Kerr mori pjesë në Los Anxhelos disa orë përpara konfirmimit të ndarjes, ditën e enjte, 30-vjeçarja dukej e buzëqeshur, edhe pse mbante ende në dorë unazën e martesës.

Në lajmërimin për fundin e martesës së tyre 3-vjeçare, aktori hollivudian dhe supermodelja gjithashtu përcaktuan se ata kishin disa muaj tashmë që frekuentoheshin si miq.


Miranda Kerr, e qeshur 24 ore perpara konfirmimit te ndarjes nga bashkeshorti Bloom, por ende me unazen e marteses ne gisht

Distancimi midis Bloom dhe Kerry kishte disa kohë që ishte bërë evident, megjithatë raportimet për një krize mes tyre përgenjeshtroheshin lehtësisht nga axhenda e ngjeshur e punës e secilit prej partnerëve, që i detyronte të mbeteshin vazhdimisht larg njëri-tjetrit.


Kohera me te lumtura per Bloom-Kerry

Besohet se axhenda e ngjeshur ishte një prej arsyeve që ndikuan në ndarjen e Bloom-Kerr, të cilët kanë së bashku edhe një djalë 2-vjeçar.


Kerry, Bloom dhe djali i tyre 2-vjeçar, Flynn Christopher

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA