Michael Jackson është ndarë nga jeta para më shumë se tre vitesh, por fitimet e tij vazhdojnë të jenë marramendëse, madje duke tejkaluar edhe ato të artistëve të gjallë.

Me 160 milion dollarë fitime për vitin e kaluar, sipas revistës Forbes, Mbreti i Pop-it është në krye të listës së artistëve që nuk jetojnë më, me të ardhura më të larta edhe se Madonna, e cila gjatë periudhës qershor 2012-2013 ka grumbulluar 125 milionë dollarë.

Lista  e Forbes ka nxjerrë në vend të dytë “Mbretin e Rock & Roll-it” Elvis Presley, me 55 milionë dollarë fitime.

Në  vend të tretë Charles Schultz, krijuesi i Charlie Broën, personazhi kryesor i filmave multiplikativ Peanuts.

Në vend të katërt këtë vit Elizbeth Taylor, me 25 milion dollarë të ardhura, e cila renditej e para në listen e mëparshme të Forbes.

Në 2011-ën, vit kur u nda  nga jeta, të ardhurat e saj arritën shifrën prej 210 milion dollarësh, falë edhe ankandeve  të organizuara nga Christie’s, për shitjen e veprave të artit, veshjeve e stolive të saj.

Top Channel