Një biznesmen është bërë shënjestër e një atentati në aksin rrugor Fier-
Patos. 53-vjeçari Namik Suli ndodhej në një pikë karburanti pronë e
tij, ku persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet Alfa
Romeo kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt tij.
Shenjestra e atentatit nuk eshte prekur nga plumbat por nje person qe ndodhej ne lokalin e pikes se karburantit, eshte plagosur lehte ne qafe nga plumbat rikoshet. Autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Policia u vu ne kerkim te tyre por ka mundur te gjeje vetem automjetin e braktisur, te cilit i ishte vene zjarri, ne afersi te fshatit Verbas te Fierit. Burime nga polica thane se dyshohet qe ngjarja te jete vazhdim i nje konflikti qe ka shkaktuar vrasjen e vellait te biznesmenit Suli afro dy vjet me pare. Neim Suli 47 vjeç u vra nga fqinji i tij per konflikt pronesie te nje garazhi. Gezim Sulo dhe dy djemte e tij Endri dhe Ervis Sulo, qe akuzohen per kete vrasje, jane ne burg dhe presin vendimin e gjykates.
6 muaj pas vrasjes, vellait te autorit, i vune tritol ne makine por fatmiresisht dy pasagjeret kishin dale nga mjeti para shperthimit
Top Channel