Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, në skanerin e SPAK dhjetëra institucione dhe projekte, disa rezultojnë “minierë” për abuzuesit Qytetit te Elbasanit vetem pak muaj me pare iu shtua nje godine
spitalore krejt e re dhe moderne per sherbimin e maternitetit dhe
kirurgjise, por kjo nderhyrje per permiresimin e sherbimit spitalor nuk e
ndryshoi situaten jashte ambienteve spitalore.
Top Channel zbulon se mbetjet spitalore vazhdojne te hidhen pa asnje lloj pergjegjesie ne koshat e mbeturinave jashte spitalit. Edhe pse ekziston nje ligj i posacem per trajtimin e mbetjeve spitalore, pamjet tregojne se ne keto kosha, ngjitur me godinen e spitalit mund te gjesh qe nga shiringat, aget, garzat dhe cdo gje te konsideruar “mbetje spitalore” dhe si e tille dhe e rrezikshme.
E kontaktuar nga Top Channel, drejtoresha e sapo emeruar e spitalit te Elbasanit, zonja Desantila Tahiraj, tha se mblodhi stafin pergjegjes ne lidhje me kete situate, nderkohe qe u deklaroi se nuk do te kete asnje lloj tolerance ndaj shkeljes se ligjit. Nderkohe edhe me e rrezikshme dhe e paprecedent paraqitet situata ne ish-godinen e spitalit kirurgjik.
Kjo godine tashme e shkaterruar eshte kthyer ne nje vend strehimi per personat qe perdorin lende narkotike. Shiringat e hedhura gjithandej e kane kthyer kete vend ne nje rrezik per jeten e pacienteve te spitaleve ngjitur dhe te banoreve te zonave perreth. Por sikur te mos mjaftonte kjo, ish-spitali kirurgjik tashme eshte kthyer edhe ne tualet publik.
Qe nga boshatisja e tij me shume se 10 vjet me pare, kjo godine ka sherbyer vetem per grumbullimin e papastertive dhe askush nuk ka marre pergjegjesine per pastrimin e saj. Nderkohe kjo godine gjendet ngjitur me maternitetin dhe pediatrine duke u kthyer ne nje rrezik konstant per shendetin e femijeve.
Top Channel