Arsyeja e ndarjes së Bloom-Kerr

25/10/2013 19:00

Orlando Bloom injoroi ekzistencën e ish-bashkëshortes, Miranda Kerr, ndërsa u ndal të premten në një program televiziv të quajtur “Live with Kelly”.

Disa orë pas konfirmimit të ndarjes, aktori hollivudian nuk trajtoi në asnjë moment këtë fund të dhimbshëm të martesës së tij, në emisionin e mëngjesit të një prej rrjeteve amerikane.

Megjithatë, ai foli me shumë emocion për puthjen dhe momentet e ndara në skenë me Condola Rashad, aktoren përkrah të cilës interpretoi në një pjesë teatrore të “Romeos dhe Zhulietës”.

Në fjalët e tij, Bloom dukej i magjepsur pas cilësive dhe hireve të koleges, e cila në mungesë të njohjes së arsyeve të ndarjes me supermodelen ngjitet në krye të listës së shkaqeve të supozuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA