Tom Hardy në rolin e Elton John

24/10/2013 00:00

Është bërë i famshëm duke interpretuar role të fortësh në filmat ‘The Dark Knight Rises’ apo ‘Bronson’, por Tom Hardy do të ndryshojë krejtësisht kur të luajë rolin e këngëtarit Elton John në filmin e radhës.

Sipas ‘Variety’, aktori britanik ka nënshkruar për të qenë protagonisti kryesor i filmit ‘Rocketman’, me skenar të Lee Hall. Filmi do të tregojë jetën e këngëtarit 66-vjeçar që kur u zbulua talenti i tij në piano kur ishte vetëm 5 vjeç.

Një nga producentët ekzekutivë të filmit biografik për legjendën e muzikës britanike tha për ‘Variety’ se ka shumë besim në aftësitë e Tom Hardy.

“Tom është një aktor që përshtatet shumë mirë me personazhe të ndryshme dhe që është në gjendje të shndërrohet fizikisht dhe psikologjikisht. Për këtë arsye e zgjodhëm për të interpretuar një figurë si Elton John”, tha Peter Schlessel.

Xhirimet e ‘Rocketman’ do të nisin në vjeshtën e vitit 2014.

Top Channel