Ndryshohen shefat e komisariateve në Tiranë dhe Kavajë

24/10/2013 00:00

Vijon reforma në polici. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të
Policisë së Dhtetit, Artan Didi, janë ndryshuar shefat e komisariateve
të Tiranës dhe Kavajës.

Burimet policore bëjnë të ditur se shef i komisariatit nr.1 është emëruar Artjon Duka, shef i komisariatit nr.2 është emëruar Ilir Proda.

Ladi Laska emërohet shef i komisariatit nr. 3, Alban Ahmetaj, shef i komisariatit nr. 4, Fatmir Lleshi vazhdon të jetë shef i komisariatit nr.5, ndërsa Besmir Qebini emërohet shef i komisariatit të policisë së Kavajës.

Top Channel