
Një nga artistët klasikë shqiptarë më të njohur në Botë, tenori Saimir Pirgu, do të mbajë një koncert në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet në datën 25 tetor.
Koncerti përcjell edhe një mesazh tepër human për publikun dhe organizohet në mbështetje të “Down Syndrome Albania”. Muzika e përzgjedhur përmban arie të ndryshme nga repertori i Pirgut dhe gjithashtu pjesë e koncertit do të jenë edhe interpretime operistike nga artistë të talentuar të muzikës klasike si Sidrit Bejleri, Mariana Leka dhe Vikena Kamenica.
Tenori po përjeton një karrierë të suksesshme në skenat më të rëndësishme botërore dhe së fundmi është nderuar edhe me çmimin tepër prestigjioz të “Pavarotit të Artë” për vitin 2013, i cili i është dorëzuar në Itali para disa kohësh gjatë një tjetër koncerti bamirësie.
Top Channel