Tirana International Film Festival ka çelur edicionin e tij të 11. Ai do të zhvillohet përgjatë nëntë ditëve, deri më datë 31 tetor, në kryeqytet.

“Kemi bërë një përzgjedhje të kujdesshme të filmave për të krijuar një larmi prezencash gjeografike dhe artistike”, deklaroi Ilir Butka, drejtor i TIFF.

Jane 102 filmat në konkurim, shqiptarë e të huaj. Katër seksionet: ai i filmit me metrazh të gjatë, ku garojnë 8 prodhime kinematografike, mes tyre “Ada” i regjisorit Spartak Pecani, i cili u shfaq premierë në ditën e hapjes së festivalit.  

Filmat me metrazh të shkurtër, seksioni i dedikuar prodhimit shqiptar dhe programi special, jashtë konkurimit, i cili i dedikohet filmave që rrëfejnë mes të tjerash trendet bashkëkohore dhe historinë e kinematografive të vendeve të ndryshme. Sa i përket risive të këtij viti janë ofruar prodhimet më të mira të kinemasë bashkëkohore izraelite. Gjithashtu do të ketë edhe një bashkëpunim shqiptaro-britanik.

Ndër të ftuarit në këtë edicion është Ives Boisset, regjisori francez i filmit të viteve ’70: “Cështja Sabiel”.

Top Channel