Aksidenti tragjik, arrest me burg shoferit

24/10/2013 00:00

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për
Prend Ndrecën, kamionistin që aksidentoi pesë të rinjtë shkodran,
ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë në Krye Bushat.

Ndaj Ndrecës rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor .

Në sallën e gjyqit, Ndreca u ka shprehur ngushëllime familjeve të 5 të rinjve për humbjen e thellë, ndërsa ka thënë se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi. Ai ka kërkuar ekspertizën, pasi sipas tij nuk ka pasur probleme me ndriçimin e mjetit, si dhe ka hapur sinjalin para se të dalë në rrugën kryesore, pasi po udhëtonte nga Fushë-Arrëz në drejtim të Tiranës.

Ndërsa, sipas burimeve nga grupi hetimor bëhet e ditur se nga veprimet e kryera në vend deri më tani, rezulton se grupi i të rinjve nuk e ka parë fare kamionin, që po futej nga rruga dytësore në atë nacionale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta