Në një shkrim investigativ tabloidi i madh britanik ‘The Sun’, boton
detajet e një hetimi sipas të cilit kontrabandistë shqiptarë ofrojnë
material luftarak për grupet kriminale në Britani.
Gazetaret e ‘The Sun’ kane ardhur në Shqiperi dhe kane kontaktuar me perfaqesues te nentokes kriminale shqiptare, te cilet sipas gazetes, i kane ofruar reporterit te saj nje arsenal te tere armesh dhe lendesh plasese plastike, sa per te hedhur ne ere edhe nje avion.
Pasi shpjegon me hollesi menyren e takimit me tregtaret shqiptarë te armeve ne Shkoder dhe Peshkopi, ‘The Sun’ e Londres, shkruan se keto arme jane ofruar te dergohen kontrabande ne Britani nga keta persona kundrejt pageses shtese.
‘The Sun’ ka nisur hetimin pas arrestimit te kater personave ne Londer, per nje komplot te pretenduar te ngjashem me sulmin e kryer se fundmi ne Nairobi.Sipas kontrabandistit pa emer ne Shqiperi, elemente kriminalë ne Britani bejne marreveshje per blerje armesh nga shqiptaret qe jetojne ne Britani, boshnjakët dhe kontaktet e nentokes kosovare.
Hetimi qe ka zgjatur disa muaj i ka çuar gazetaret britanikë ne Shkoder dhe Peshkopi, ku u jane treguar nga kontrabandistet shqiptarë një arsenal i tere armesh si granata, lende shperthyese e kallashnikovë, arme qe mund te dergoheshin tek bleresi ne Britani kundrejt nje pagese shtese.
Armet, sipas hetimit, dergohen permes Italise, Gjermanise dhe Frances drejt Britanise me makina, autobuse, maune dhe tragete.
I pyetur se cilet jane klientet, kontakti shqiptar i ka thene gazetarëve te ‘The Sun’ se “shumica e tyre jane elemente kriminalë. Nje Zot e di se ku perfundojne me pas keto arme. Shqiptari, sipas gazetes, madje ne nje forme te kamufluar kercenimi ka thene se ‘askush nuk i shmanget pagesave. Londra eshte si nje xhep per ne. Nuk ke ku fshihesh.Ne te gjejme edhe ne krevat duke fjetur’, citon ‘The Sun’ klientin shqiptar pa emer. Gazeta britanike konkludon ne fund te hetimit te saj se Shqiperia eshte ne qender te tregtisë ilegale te armeve.
Top Channel