Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Një audit i kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale në strukturat e pushtetit lokal ka zbuluar fryrje abuzive të numrit të personave që përfitojnë nga skema e aftësisë së kufizuar.
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministri Erjon Veliaj tha se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, numri i personave të përfshirë në listën e pagesës së aftësië së kufizuar është rritur me rreth 6.000 njësi.
“Nga të dhënat paraprake të auditit rezulton një rritje e numrit të PAK e pajustifikuar, që tregon haptazi ekzistencën e një situate abuzive. Nga të dhënat e auditit në komuna të veçanta vihet re se të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak, si dhe kryetari i tij kanë të regjistruar të gjithë pa përjashtim fëmijët ose bashkëshortet e tyre në skemën e PAK”, deklaroi Veliaj.
Për vitin 2013 ministrisë i janë akorduar fonde në programin e Mbrojtjes Sociale me vlerë 17.4 miliardë lekë. Si rezultat i këtij abuzimi, për çdo njësi vendore nga buxheti i disbursuar mbetet pa shpenzuar deri më datën 21 tetor një fond prej 1 miliard lekësh, që duke i shtuar fondin e buxhetit të mbetur në ministri për vitin 2013 shkon në total në 1.784 miliard lekë.
“Sipas planit paraprak është duke u shqyrtuar ndërsa flasim rishpërndarja e këtij fondi, vetëm e pagesave bazë për personat para e tetraplegjikë, të verbrit, si dhe paketa higjieno-sanitare për periudhën shtator-dhjetor 2013. Nga ky fond duhe të përcaktojmë dhe mbulimin e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri ekstreme”, nënvizoi Veliaj.
Edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani e quajti tejet shqetësuese situatën e pagesës së aftësisë së kufizuar në vend. “Vetëm të verbërit në Fier, Ballsh, Dibër, Burrel, Berat, Mirditë, Korçë, Tiranë, etj. kanë dy deri në tre muaj pa marrë pagesat”, tha ai.
Top Channel