Policia Bashkiake e Tiranës zhvilloi të martën aksionin për lirimin e hapësirave publike në bulevardin “Zogu i Parë”.
Aksioni u përqendrua tek hyrja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ndërkohë që vazhdoi më pas deri në skajin tjetër hyrës të këtij segmenti rrugor. Gjatë këtij aksioni u gjobitën 7 subjekte ndërsa u bë edhe bllokimi i mallit që ata tregtonin.
Drejtori Vullnet Topalli tha se Policia Bashkiake do të vijojë me vendosmëri aksionet për lirimin e të gjitha hapësirave publike.
Hapësirat publike janë një nga problemet më të medha urbanistike të Tiranës. Mjaft rrugë të cilat janë zaptuar nga tregtarët ambulantë është vështirë për t’u kontrolluar nga Policia Bashkiake.
Thuajse pas cdo aksioni të Policisë Bashkiake, trotuaret mbushen sërish nga shitësit dhe tregtuesit ambulantë. Një nga zonat më problematike për bllokimin e hapësirave publike mbetet ish-Blloku ku abuzuesit më të mëdhenj jane baret dhe lokalet.
Top Channel