Peshkopi, kapet vrasësi i 17-vjeçares

22/10/2013 00:00

Policia e Dibrës bëri të ditur se ka arrestuar vrasësin e një vajze që humbi jetën mesditën e së hënës në lagjen Çipure të qytetit të Peshkopisë.

Viktima është Mbaresa Torba, 19 vjeçe, lindur e banuese në fshatin Shimçan të rrethit Dibër. Nga kryerja e veprimeve paraprake u arrit të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi Arbër Dedja, vjeç 23, nga i njëjti qytet, i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas identifikimit të autorit, nga ana e strukturave të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimin e Komisariatit të Policisë Dibër, u ndërmor një operacion policor për kapjen e autorit dhe pas një pune intensive disa orë më pas u bë i mundur arrestimi i Dedjas, i cili fshihej në rrethinat e Peshkopisë, në disa ndërtesa të braktisura.

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale dhe hetimore, si dhe marrja e dëshmive, grupi hetimor arriti të bënte dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe zbardhjen e rrethanave dhe mekanizmit të saj, nga ku ka rezultuar se shtetasi Arbër Dedja ka qenë i dashuri i shtetases Mbaresa Torba dhe gjatë një debati për motive të dobëta e qëlloi këtë të fundit me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Top Channel